Prej vitit 1999, korridori me Serbinë, i cili lidh Evropën Perëndimore me atë Juglindore, është i pezulluar. Kjo, sipas autoriteteve kosovare dhe kompanive ajrore, po vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha. Hapja e këtij korridori ajror, sipas tyre, do të ndihmonte në shkurtimin e kohës së fluturimit dhe rrjedhimisht uljen e kostos së operimit.
Mungesa e funksionimit të korridorit ajror me Serbinë ka koston e vet. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, thotë se mosfunksionimi i këtij korridori ajror bën që fluturimet për dhe nga Prishtina të zgjasin më gjatë dhe të kushtojnë më shumë.
“Fluturimet bëhen më të gjata nga Budapesti në Prishtinë diku për 20 minuta. Këto 20 minuta janë kosto shtesë për kompaninë ajrore, e cila kosto reflektohet në biletë. Pra, pasagjeri ynë paguan çmim më të lartë për shkak të këtij obstruksioni dhe gjithashtu fluturon më gjatë”, thotë Gjonbalaj për Radion Evropa e Lirë.
Në bisedimet Prishtinë – Beograd, të cilat kanë filluar tanimë, temë diskutimi do të jetë edhe qarkullimi ajror. Në këto bisedime pritet të arrihet marrëveshja që ky korridor të hapet për të gjithë aeroplanët.
Humbjet që nga viti 1999, kur ky korridor ajror është mbyllur, janë të mëdha, thotë Driton Gjonbalaj. “Mbi të gjitha, neve na intereson kostoja e biletave, që reflekton drejtpërdrejt në udhëtarin kosovar”, thotë ai.
Padyshim, kompanitë ajrore janë ato, të cilat do të përfitonin nga hapja e këtij korridori, për shkak të shkurtimit të kohës së fluturimit dhe, rrjedhimisht, uljes së kostos së operimit.
Menaxheri i kompanisë ajrore “Eiruejs Prishtina” për Kosovë dhe Maqedoni, Albion Idrizi, thotë se hapja e korridorit me Serbinë do të ndihmonte normalizimin e hapësirës ajrore. “Bllokimi që kemi sot, shkakton kosto të lartë si për avio-kompanitë, ashtu edhe për udhëtarin. Normalizimi i hapësirës ajrore do të ishte i mirëseardhur. Kjo, jo vetëm që do ta reduktonte koston, por edhe do ta ulte çmimin e biletës dhe do ta reduktonte kerozinën e dioksid-karbonit, gjë që është e dëmshme për mjedisin”, shprehet Idrizi.
Hapësira e lartë ajrore e Kosovës për mbifluturime vazhdon të jetë e mbyllur, ndërsa fluturimet për në Kosovë dhe jashtë saj kryhen vetëm përmes dy korridoreve për hyrje dhe dalje. Hapësira ajrore kontrollohet nga kosovarët dhe NATO-ja. Sipas Idrizit, Kosova është duke humbur edhe të ardhurat potenciale, të cilat mund të nxirren nga fluturimet.
“Industria e aviacionit të Kosovës humb dyfish, sepse nuk mund të niset direkt, por duhet të shkojë nga Mali i Zi apo Shqipëria, e pastaj të hyjë në Kosovë. Pika e dytë ku humb Kosova është kufizimi i tejkalimeve në hapësirën ajrore të Kosovës”, sqaron Idrizi.
Në bazë të ligjit, Republika e Kosovës “ka sovranitet të plotë dhe të paprekshëm mbi territorin e saj, si dhe ka autoritetet ekskluziv për organizimin dhe rregullimin e aktiviteteve për aviacionin civil në territorin dhe hapësirën ajrore të saj”. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj