LAJMI I FUNDIT:

Slloveni, Fruktal në shitje

Slloveni, Fruktal në shitje

Kompania sllovene Pivorna Lashko, planifikon që ta shes Fruktal-in, bënë të ditur mediumet sllovene. Fruktal-i shitet për shkak të borxheve të mëdha të Pivovarna Lashko.

Është planifikuar shitja e filialeve të Fruktal-it edhe në Maqedoni dhe në vendet tjera ku është i pranishëm ky vend. Tek ne Fruktal ka firmë të vetë dhe pemishte prej 120 mijë metra katror në rrethinën e Shkupit. Në Maqedoni Fruktal është i pranishëm nga viti 2000, kur e bleu shumicën e kompanisë Konzeks.

Në shitje do të jenë 93.7 për qind e aksioneve të Fruktal-it.

Mediumet sllovene shkruajnë se për blerjen e aksioneve interesim kanë shfaqur kompania italiane San Benedeto e cila ofron më pak se 40 milionë euro, ajo gjerman Ekes granini, austriake Spric Rauh dhe ajo çeke Kofola. /Telegrafi/