LAJMI I FUNDIT:

Zvicra do të përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës

Zvicra do të përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger , tha tw premten se Zvicra edhe në të ardhmen do të vazhdoj të përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ambasadori Beglinger ka vlerësuar se për Zvicrën është shumë me rendësi dialogu në mes të sektorit privat, OEK dhe të Qeverisë.

“Ekonomia e Kosovës nuk mund të zhvillohet pa sektorin privat. Ne tashme i kemi nënshkruar disa marrëveshje me Kosovën dhe Zvicra e përkrah Kosovën me shume mjete në aspektin ekonomik, që para se gjithash ka për qëllim punësimin e te rinjve. Jam shumë i bindur se Qeveria në bashkëpunim me OEK do te jap kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, tha ambasadori Berlinger.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka theksuar se Zvicra i ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.


“Zvicra ka pjesën dërmuese te diasporës shqiptare dhe është vendi i cili nder te paret e ka pranua pavarësinë e Kosovës. Është shtet i cili vërtet ka bere shume ne aspektin teknik dhe ne bartjen e aktiviteteve pozitive ne Kosove”.

Kryetari Gërxhaliu ka informuar ambasadorin e Zvicrës lidhur me situatën aktuale në vend dhe me bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve, duke theksuar se duhet te mendohet në aspekt afatgjate. /Telegrafi/