LAJMI I FUNDIT:

Britani, rritet papunësia për 8 %

Britani, rritet papunësia për 8 %

Shkalla e papunësisë në Britani të Madhe është rritur për 8 për qind, që paraqet nivelin më të lartë në 17 vitet e fundit.

Sipas të dhënave statistikore të Entit kombëtar për statistikë, prej nëntorit të vitit të kaluar deri në janar të vitit 2011, pa punë në Britaninë e Madhe kanë qenë 2.5 milionë njerëz.

Gjatë periudhës së njëjtë, për 32.000 është rritur edhe numri i personave që kanë gjetur punësim. Më së shumti të papunë ka në mesin e popullatës së re prej 18 deri 24 vjeçe, ku shkalla e papunësisë arrin shifrën rekorde prej 18.3 për qind.

Ekonomistët britanikë parashikojnë se shkalla e papunësisë do të rritet deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/