LAJMI I FUNDIT:

Agropërpunimi rrit punësimin

Agropërpunimi rrit punësimin

Sektori i agropërpunimit është tepër i rëndësishëm për gjenerimin e vendeve të reja të punës në sektorin privat për shkak të kapacitete të kufizuara qeveritare, për financimin disa projekte në ketë sektorë. Këto komente, janë bërë një tryezë, ku është diskutuar edhe programi i Qeverisë daneze për investime në bujqësi.

Shqipe Dema, Drejtoreshë e Departamentit të Politikave Zhvillimore në inistrinë e Bujqësisë, pasi prezantoi rezultatin e programeve të implementuara në fushat ku ishte pjesëmarrëse edhe DANIDA, tha se segmente të rëndësishme për zhvillimin e zonave rurale në të cilat jetojnë shumica e popullatës, janë edhe investimet në agropërpunim, modernizim të fermave dhe në shërbime këshillimore.

“Përveç investimeve direkte për ngritjen e aftësisë konkurruese, të rëndësishme janë edhe investimet në agropërpunim, në infrastrukturën dhe modernizimin e fermave, si dhe në shërbime këshillimore, sepse këto ngritin kapacitetin e fermerëve dhe nxisin transformimin e fermave tradicionale në komerciale”, tha Dema.

Udhëheqësi i ekipit, Ricardo Pinto, tha se kjo është një mundësi e mirë për gjenerimin vendeve të reja të punës në mungesë të të ardhurave qeveritare.


“Motorë kryesor për nxitjen e punësimit janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse edhe struktura e ndërmarrjeve kosovare është e karakterizuar nga pozita dominuese e ndërmarrjeve të tilla, kryesisht të angazhuara në tregti, shërbime dhe prodhimtari të vogla”, theksoi Pinto.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth modaliteteve për implementimin e programit, ngase tashmë MBPZHR-ja i ka krijuar strukturat organizative, Autoritetin Menaxhues dhe Njësinë e Pagesave, të cilat janë në linjë me strukturat organizative të BE-së.

Qeveria daneze planifikon të investoj rreth 10 milionë euro gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë në vendin tonë. /Telegrafi/