LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës me ueb faqe të vjetër

Ministria e Infrastrukturës me ueb faqe të vjetër

Edhe pse Qeveria e re e Kosovës, Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT) e ka shenduar në Ministri të Infrastrukturës (MI), ministri i ri i këtij dikasteri dhe stafi i ministrisë nuk i kanë ndërruar emrin ministrisë në ueb faqen zyrtare të kësaj ministrie.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit ende ekziston pasi që emri i saj nuk është hequr nga ueb faqja e saj e dikurshme nga IT-të e ministrisë së Infrastrukturës.

Në ueb faqen e kësaj ministri përveç lajmeve të vjetra nuk është i kompletuar as një pozitë, vetëm emri i Ministrit Fehmi Mujota. /Telegrafi/