LAJMI I FUNDIT:

Në shkurt çmimet u rritën për 2.2 %

Në shkurt çmimet u rritën për 2.2 %

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 2.2 për qind në muajin shkurt, krahasuar me muajin janar. Shkurti i këtij viti krahasuar me muajin janar 2010 ishte me çmime më të larta për 0.3 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2011 me muajin shkurt 2010 ishte 9.5 për qind.

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 2.2 për qind në muajin shkurt 2011 krahasuar me muajin janar 2011.

“Ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat për 7.2 për qind, perimet 14.2 për qind që secila me një ndikim prej 0.7 për qind. Sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat 7.9 për qind me një ndikim prej 0.2 për qind", thuhet në raportin e ESK-së për indeksin e çmimeve.

Mishi 1.4 për qind, vajrat dhe yndyrat 4.3 për qind, pemët 4.4 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 1.3 për qind, blerja e automjeteve 5.2 për qind, shërbimet për transport 2.0 për qind që secila grup me një ndikim prej 0.1 për qind në IÇK-it.


Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 9.5 për qind në muajin shkurt 2011 krahasuar me muajin shkurt 2010. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për 42.2 për qind. Vajrat dhe yndyrat 46.9 për qind me një ndikim prej 1.2 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal 18.8 për qind me një ndikim prej 1.1 për qind.

Sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat 24.7 për qind me një ndikim prej 0.6 për qind. Duhani 7.8 për qind me një ndikim prej 0.5 për qind. Pemët 10.9 për qind, veshja 3.6 për qind që secila me një ndikim prej 0.3 për qind. Mishi 2.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 2.9, perimet 5.0 për qind, kafja, çaji dhe kakao 11.7 për qind që secila me një ndikim prej 0.2 për qind. /Telegrafi/