LAJMI I FUNDIT:

METE u heq licencën katër kompanive të tregtimit të naftës

METE u heq licencën katër kompanive të tregtimit të naftës

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës (METE) vendosi të mërkurën t’ua heqë licencën e tregtimit të naftës katër kompanive dhe ka pezulluar licencën për shtatë kompani të tjera, për shkak se aktiviteti i tyre nuk zhvillohej në përputhje me ligjin.

Burime zyrtare bënë të ditur u është hequr licenca kompanive “Erkoci-Ad-El” sh.a, “Dhima” sh.a, “Omegaz Energy” sh.a dhe “Edi Kompani” sh.a.

Mësohet se shkak për heqjen e licencave është bërë pas konstatimit nga kontrollorët e Inspektoratit Qendror Teknik të shkeljeve flagrante të kushteve teknike në të cilat këto kompani tregtonin karburante.

Inspektorati Qendror Teknik ka realizuar 430 inspektime, prej të cilave tetë janë shoqëruar me akte ndalimi për shkelje flagrante të kushteve teknike të sigurisë, pas urdhrit të nxjerrë nga ministri Nasip Naço për verifikimin e shqetësimeve për tregtimin e jashtëm bruto, jashtë destinacionit ligjor dhe teknik të përdorimit të saj.


Ndërkaq, METE ka pezulluar licencat për kompanitë "Tiramol" sh.a, "Albania Airlines & Jet Fuel Supply" sh.a, "Beusal" sh.a, "Pilinci Enterprise Co", "Orient" sh.a, "Jemishta" sh.a dhe "Auto Lubrifikant" sh.a. /Telegrafi/