Komuniteti i biznesit ballafaqohet me shume vështirësi dhe sfida të cilat ndikojnë ne afarizmin e tij dhe pa zgjidhjen e të cilave nuk mund te ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik vlerësoi sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Në konferencën për media kryetari Gërxhaliu tha se zgjedhja e Qeverise së re ka hap mundësinë qe t`i adresojmë në baza te rregullta problemet dhe sfidat që i ka biznesi.
Sipas, tij, është shqetësues fakti që në jemi në fund të listave të institucioneve kredibile ndërkombëtare. “Kosovës i duhet më shumë se kurrë rritja e qëndrueshme e sektorit privat dhe e investimeve qofte të brendshme qoftë të huaja”, tha kryetari i OEK-ut.
Ai paralajmëroi se do të bisedohet me Qeverinë dhe do te behët presion qe reforma ekonomike dhe politikat zhvillimore janë prioritet.
Gërxhaliu theksoi se licencat, lejet e punës dhe ndërtimit, taksat lokale të pa harmonizuara, barrierat në raport me vendet e CEFTA-s, prokurimi publik, ekonomia jo-formale, kontrabanda në Veri, janë bërë simbole të imazhit të ekonomisë se Kosovës.
Për të tejkaluar këtë gjendje OEK-u ka propozime konkrete, tha kryetari Gërxhaliu.
“Te krijohet Agjencia Kombëtare për Regjistrim dhe Licencim te veprimtarive biznesore, e cila duhet të përfshi regjistrimin e biznesit, licencimin e veprimtarisë, pajisjen me numër fiskal, pajisjen me certifikate për eksport-import, pajisje me certifikate te TVSH-se, etj. Te funksionalizohet Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe të përcaktohet agjenda e prioriteteve të zhvillimit dhe reformës ne ekonomi”, theksoi ai.
Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka njoftuar për projektin “Zëri i Biznesit” i cili merret me vlerësimin e shqetësimeve dhe problemet me te cilat ballafaqohet biznesi dhe propozon zgjidhje për tejkalimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet