LAJMI I FUNDIT:

IPKO shpërblen konsumatorët

IPKO shpërblen konsumatorët

Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë më pak se një muaj shtesë për regjistrimin e numrit të tyre mobil. Tani, afati i fundit për regjistrimin e numrit mobil IPKO është deri në fund të këtij muaji. Çdo ditë, konsumatorët e IPKO-s mund tw fitojnë nga 100 minuta për 50 fitues, dhe dy telefona mobil.

Në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), përdoruesit e telefonisë mobile IPKO janë të obliguar të regjistrojnë numrat e tyre me parapagim brenda këtij afati të caktuar kohor, përndryshe rrezikojnë që t’i humbin.

Lidhur me regjistrimin e konsumatorëve të saj, kompania IPKO ka lansuar një lojë shpërblyese për të gjithë konsumatorët e saj të telefonisë mobile, duke përfshirë edhe ata që deri tani nuk e kanë regjistruar numrin e tyre mobil.

“Me këtë lojë shpërblyese, telefonia mobile IPKO çdo ditë i shpërblen 50 konsumatorë me nga 100 minuta kohë bisede brenda rrjetit të saj, ndërsa në baza ditore jep edhe dy telefona mobil Nokia. Përzgjedhja e fituesve të lojës shpërblyese bëhet në mënyrë automatike", tha Zana Bejta, Këshilltare Ligjore në kompaninë IPKO.


Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO mund ta regjistrojnë numrin e tyre mobil në ndonjërin nga 17 dyqanet IPKO-s, dhjetëra distributorë të autorizuar në çdo qytet të vendit, në tendat e vendosura nëpër të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës, si dhe online përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë, ku regjistrimi është i pjesshëm. /Telegrafi/