LAJMI I FUNDIT:

CEZ të kompensojë qytetarët për mbifaturimet

CEZ të kompensojë qytetarët për mbifaturimet

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, të Shqipërisë, Bujar Nepravishta ka kërkuar nga kompania CEZ që të kompensojë qytetarët për mbifaturimet.

Duke folur në komisionin e veprimtarisë prodhuese, Nepravishta theksoi se kompensimi i qytetarëve nga kompania CEZ duhet të bëhet sa më parë.

Duke e cilësuar si pozitiv vitin 2010 për prodhimin e energjisë, Nepravishta theksoi se gjatë këtij viti u prodhua 7.7 miliard kw/orë ndërsa shtoi se janë siguruar 120 milionë euro nga shitja e energjisë.

Ai gjithashtu theksoi se ka rritje kërkesash për energji për bizneset ndërsa për familjarët kërkesat janë ulur. Duke iu referuar përmbytjeve në disa zona të vendit, kreu i ERE-s theksoi se duhet një studim për të mos pasur më probleme. /Telegrafi/