LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr pjese në Samitin e Ballkanit në SHBA

Kosova merr pjese në Samitin e Ballkanit në SHBA

Një delegacion nga Kosova do të udhëtojë për në SHBA, ku do të marr pjesë në Samitin e Bizneseve të Ballkanit në SHBA i cili mbahet më 23-24 mars.

Pjesë e këtij delegacioni do të jenë Lekë Musa, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, Safet Gërxhaliu, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe Mustafë Hasani, Kryeshef i Agjencionit për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK).

Samiti i Bizneseve të Ballkanit në SHBA do të udhëhiqet nga Zyra e Sekretarit të Shtetit të Maryland, Departamenti i Biznesit dhe Zhvillimit Ekonomik të shtetit të Maryland-it, dhe nga Aleanca e Bizneseve të SHBA-ve dhe Ballkanit, dhe do të mbahet ne Universitetin e Maryland-it.

Industritë specifike në të cilat do të fokusohet ky samit janë: energjia, transporti, turizmi, mbrojtja, prodhimtaria,si dhe teknologjia informative.


Ky takim është i pari i këtij lloji që po organizohet në SHBA dhe qëllimi i tij është promovimi i marrëdhënieve bilaterale dhe mundësive të investimit në mes të qeverisë dhe bizneseve Amerikane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/