LAJMI I FUNDIT:

Eagle: Liberalizimi i tregut do të sjellë përfitime për 3G

Eagle: Liberalizimi i tregut do të sjellë përfitime për 3G

Liberalizimi i tregut për shërbimet 3G do të sillte një bum të komunikimit nëpërmjet internetit.

Në një intervistë për mediet në Tiranë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Eagle Mobile Bulent Dorttepe, tha se vetëm liberalizimi i tregut do të sjellë përfitimet e pritshme nga kjo teknologji për konsumatorët shqiptarë.

Lidhur me debatin e rindezur së fundmi për tarifat e telefonisë mobile në Shqipëri, Dorttepe thekson se ato janë në nivele normale dhe të krahasueshme me vendet e tjera të rajonit.

Tre vjet nga nisja e aktivitetit, Eagle Mobile zotëron rreth 17 për qind të tregut sipas numrit të abonenëtëve dhe rreth 13 për qind sipas volumit të të ardhurave vjetore. /Telegarfi/