LAJMI I FUNDIT:

Masat për sigurimin afatgjatë të euros

Masat për sigurimin afatgjatë të euros

Krahas marrëveshjes mbi direktivat kryesore të paketës së re për forcimin e aftësisë së konkurrencës duhet të jepen edhe udhëzimet mbi përmbajtjen e paketës së përgjithshme për përballimin e krizës së borxheve.

Shtetet e eurozonës sipas kryeministrit të Luksemburgut Jean-Claude Juncker në samitin e së premtes duhet të marrin vendimet e para lidhur me fondin e shpëtimit të euros.
Kjo paketë përfshin edhe kushtet e paketave ekzistuese të ndihmës për Irlandën dhe Greqinë, si dhe fondin e tanishëm dhe atë të ardhshëm për shpëtimin e euros.

"Ne duhet që deri në fund të muajit të formulojmë një përgjigje përfundimtare, e cila të vlerësohet seriozisht nga tregjet", tha Juncker.

Qeveria gjermane ka deklaruar se nuk do të vendosë në këtë samit për fondin e shpëtimit EFSF, ose për mekanizmin e krizës ESM. Portugalia, Franca dhe të tjera shtete në të kundërt insistojnë për një marrëveshje qysh në këtë samit mbi mekanizmin e ri të shpëtimit. Këto shtete druhen nga ashpërsimi i krizës në vendet e euros me borxhe të larta, në rast se debati shtyhet edhe dy javë, deri në samitin e ardhshëm të BE-së.


Në samitin e 22 marsit vendet e euros ndër të tjera do të diskutojnë për fondin e shpëtimit të euros dhe për sanksione më të rrepta ndaj vendeve anëtare, të cilat nuk i përmbahen planit buxhetor. Vendimet duhet të merren deri në fund të marsit. /Telegrafi/