LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfiton 24.6 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova përfiton 24.6 milionë euro nga Banka Botërore

Qeveria e Kosovës do të përfitoj nga Banka Botërore 24.6 milionë euro, nga Programi i Parë për Politikën e Zhvillimit të Punësimit të Qëndrueshëm, i Bankës Botërore.

Ky përfitim i hap rrugën që Kosova të merr 20 milionë euro në formë granti, si dhe 4.6 milionë euro shtesë si kredi me kushte të mira.

Programi për Politikën e Zhvillimit të Punësimit të Qëndrueshëm e ka origjinën në Konferencën e Donatorëve, të mbajtur në korrik 2008, në të cilën Qeveria kërkoi nga donatorët që një pjesë e asistencës së ardhshme të jetë mbështetje e buxhetit në vend të asistencës teknike dhe financimit të investimeve, të cilat janë më të zakonshme. /Telegrafi/