LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Turizmi hedh poshtë akuzat për përfitime personale

Ministri i Turizmi hedh poshtë akuzat për përfitime personale

Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferi dhe deputetë të opozitës u përfshinë të enjten në debate dhe replika të ashpra gjatë debatit për ndryshimet në ligjin mbi pronësinë e tokës shtetërore në zonat turistike, që u miratua në Parlament.

Deputeti socialist Erjon Braçe ka përmendur një listë të gjatë emrash që nga ministrat e kabinetit qeveritar dhe deri të anëtarë të familjes së Kryeministrit Sali Berisha dhe ka pyetur Xhaferrin direkt nëse ky ligj u siguron përfitime personale për personat e përmendur, por edhe për vetë ministrin.

“Jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur se asnjëherë kjo nuk do të ndodhë. Ju mundoheni të sajoni skenarë shpifjesh. Me këtë ligj
po ju shplajmë dhe ju. Nga ky ligj përfitojnë të gjithë zyrtarë, ministra dhe ish ministra të asaj kohe që në vend të fshatrave turistikë, ndërtuan vila private”, tha Xhaferri.

Ai shtoi se në tetë vite të qeverisjes socialiste, kjo e fundit ka ndërtuar fshatra politikë në vend të fshatrave turistikë, pasi zonat e destinuara për turizmin janë përdorur nga ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të PS-së për ndërtime personale. Ministri I Turizimit tha se përfitimi është në thelb të filozofisë së opozitës dhe për këtë arsye çdo debat dhe diskutim e lidhin me të.


“Ligjet bëhet për të rregulluar problemet dhe jo për përfitime. Nëse do të flasim për personat që do të përfitojnë nga ky ligj, atëherë ju them se i pari që do të përfitojë do të jetë kryetari I partisë suaj, Edi Rama dhe vilat që zotëron në Dardhë të Korçës e gjetkë,” tha Xhaferraj.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se ligji për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat që kanë përparësi turizmin, sillet për t’u ndryshuar në Kuvend ndonëse është miratuar në vitin 2009, duke paralajmëruar se sërish zbatimi I tij do të dështojë dhe problemi nuk do të zgjidhet.

“Individët nuk do të mund të zotërojnë aktin e shitjes dhe për rrjedhojë problemi i zotërimit ligjërisht të pronës nga ata që sot e zotërojnë de facto nuk do të zgjidhet, pasi amendamentet e paraqitura nuk e zgjidhin këtë problem,” tha Shalsi. /Telegrafi/