LAJMI I FUNDIT:

Përkrahja e Turqisë për Kosovën do të vazhdojë

Përkrahja e Turqisë për Kosovën do të vazhdojë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka takuar të enjten ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan. Ministrja e njoftoi amabsadoren Ozan për punën, prioritetet e kësaj ministrie, si dhe për anagzhimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me të gjitha ambasadat e vendeve të ndryshme që gjenden në Kosovë.

Po ashtu, ambasadorja Ozan u njoftua nga ministrja Kusari –Lila edhe rreth zhvillimeve aktuale ekonomike e tregtare në Kosovës, si dhe rreth rritjes së shkëmbimeve tregtare të Kosovës kundrejt Turqinë.

Ndërkaq, ambasadorja Ozan tha se Turqia ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit institucional dhe ekonomik, si dhe u zotua se do të përkrahë dhe do të ndihmojë përmes formave institucionale në hulumtimin e mundësive për rritjen e eksportit të Kosovës drejt Turqisë.Të dyja bashkëbisedueset u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes për të dyja vendet. /Telegrafi/