LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Pacolli takon drejtuesit e BQK-së

Presidenti Pacolli takon drejtuesit e BQK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim të enjten ushtruesin e detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Gani Gërguri dhe zëvendësguvernatorin, Nexhat Kryeziu.

Gërguri e njoftoi Presidentin Pacolli për gjendjen në Bankën Qendrore të Kosovës, punën që bën ky institucion, rezultatet e arritura, por edhe sfidat që e presin në të ardhmen.

Ai tha se Kosova ka një sistem stabil, të sigurt dhe të shëndoshë financiar.


Presidenti Pacolli vuri theksin tek projektet e së ardhmes, duke pasur gjithnjë synim zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij sa më të shpejtë në institucione dhe struktura ndërkombëtare.

Ai tha se zhvillimi ekonomik, prosperiteti i vendit, është rruga më e mirë edhe për përparimin e vendit edhe për integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane. /Telegrafi/