LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet e Kosovës së Re

Rreziqet e Kosovës së Re

Banka Botërore ka paralajmëruar edhe rreziqet e projektit Kosova e Re. Përmes një raporti, ka treguar se Qeveria mund të futet në obligime tek investitori duke u detyruar t`ia blejë rrymën nëse nuk i shitet në tregun kosovar. Gjithashtu ka treguar se duhet të subvencionojë në KEK për të ndaluar monopolin e energjisë në vend. Edhe Komisioni Evropian nuk e ka aprovuar modelin e tregut dhe ka kërkuar harmonizimin e tij me standardet e Bashkimit Evropian.

Projekti më i madh qeveritar, Kosova e Re, mund të rrezikojë seriozisht buxhetin e Qeverisë së Kosovës. Këtë e ka lajmëruar Banka Botërore.
Në një raport të kësaj banke, thuhet se Qeveria duhet të paguajë shpenzimet e termocentralit Kosova e Re nëse nuk i shitet tërë masa energjike e gjeneruar.

Ky dokument shpjegon se Qeverisë do t’i shtohet edhe rreziku që ajo të ndajë mjete nga buxheti i saj, për të penguar monopolin në treg. Si për shembull, ta subvencionojë deri në një masë KEK-un, shkruan Express.

“Qeveria duhet të paguajë shpenzimet nëse nuk mund ta shesë rrymën termocentrali Kosova e Re, në mënyrë që me këtë të pengojë monopolin në treg”, thuhet në dokumentin e BB-së. Gjithashtu, është paralajmëruar që Qeveria duhet të subvencionojë për një kohë KEK`un edhe pas privatizimit për shkak që të jetë në derexhe që të kontrollojë çmimet.


“Qeveria duhet të mbajë fonde rezervë që të paguajë rritjet e çmimeve të importit nëpërmjet ndërmarrjes publike ose pjesës që nuk e privatizon”, thuhet në këtë dokument. Sugjerimet apo paralajmërimet kanë ardhur në fazën e përgatitjes së pakos tenderuese. /Telegrafi/