Ekonomia shqiptare po ndien gjithnjë e më shumë rreziqet e shtrenjtimit të karburanteve në vend dhe forcimin e valutës europiane. Fillimi i vitit nuk ka qenë i mbarë për konsumatorët shqiptarë, si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për individët që kanë marrë kredia apo që kanë raporte me shërbime të ndryshme në euro.
Të dyja elementet kanë pësuar një rritje të ndjeshme, efektet e të cilës mund jenë tepër negative në një të ardhme të afërt për ekonominë.
Duke u ndalur te karburantet, çmimi i tyre ka pësuar një rritje me të paktën rreth 20 për qind në krahasim me një vit më parë. Aktualisht, një litër benzinë po shitet mbi 170 lekë, kurse nafta mbetet pas me një diferencë prej 2-3 lekësh. Importuesit e karburanteve e drejtojnë përgjegjësinë për te tregjet e huaja, bursat, aty ku nafta e kuotuar me fuçi ka pësuar rritje, me të paktën 40 dollarë në raport me një vit më parë.
Në tregjet e huaja nafta e bursës amerikane po shitet me rreth 105 dollarë për fuçi, kurse ajo e bursës së Londrës me mbi 115 dollarë, nivele këtë rekord që i afrohen kufirit të gushtit 2008.
Ndërkaq, autoritetet shqiptare janë duke u përpjekur të marrin masat e nevojshme për të shmangur spekulimet e mundshme nga ana e tregtarëve të pakicës, të cilët shfrytëzojnë koniunkturën e tregjeve, duke mbajtur një normë të padrejtë fitimi. Në fakt, tregu i naftës prej kohësh funksion pa rregulla të qarta, kurse shoqata e hidrokarbureve ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë që të merren masat.
Në tregun tonë funksionin rreth 1200 pika dhe është e pamundur nga autoritetet që të monitorohen që të gjitha paralelisht.
Sa i takon valutës europiane, euro, në tregun vendas po mban nën presion lekun. Fillimi i vitit nuk ka qenë i mbarë për monedhën tonë kombëtare. Në zyrat e këmbimit valutor, një euro dje u shit për 140.8 lekë, normë kjo tepër e lartë, gati sa rekordi i arritur 7 vjet më parë. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet