LAJMI I FUNDIT:

Vendet e OPEC-ut rrisin prodhimin e naftës

Vendet e OPEC-ut rrisin prodhimin e naftës

Anëtarët ky të kartelit të OPEC-ut, përfshirë Arabinë Saudite, Kuvaitin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Nigerinë, po rrisin prodhimin e naftës me qëllim pengimin e rritjes së çmimit, që është ngritur gjatë trazirave në shtetet arabe.

Lëvizja u përgjigjet shqetësimeve globale se trazirat në kombet arabe mund të ndërpresin furnizimin ndërkombëtar të naftës. Po ashtu, ajo i përgjigjet edhe frikës se çmimi i lartë i naftës mund të katapultojë inflacionin ose të rrisë depresionin ekonomik.

Rritja e prodhimit në vendet e OPEC-ut do të kompensonte rënien e ulët të furnizimit nga ana e Libisë, e cila është përfshirë nga lufta civile.

Por, ministri kuvajtian i Naftës, Sheikh Ahmad al-Abdullah al-Sabah, theksoi se OPEC ka qenë në bisedime për rritjen e prodhimit, por ende nuk ka vendosur. /Telegrafi/