LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në garë për guvernator edhe ministri Besimi

Maqedoni, në garë për guvernator edhe ministri Besimi

Këtyre ditëve presidenti i vendit Gjorgje Ivanov do t`ia dorëzojë Parlamentit propozimin për guvernator të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë.

Zgjedhja e kreut të ri të BPM vjen pasi që mandati i guvernatorit të deritanishëm Petar Goshev skadon në muajin maj.

Presidenti Ivanov deklaroi se është në konsultime intensive rreth gjetjes dhe propozimit të kandidaturës për guvernator, por duke mos zbuluar kandidatura.

Në qarqet qeveritare spekulohet disa emra për kandidat të BPM-së, ndër të cilët veç guvernatori Dimitar Bogov, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski. Deri tani politikat qeveritare dhe ato të BPM vazhdimisht kanë pasur përplasje dhe mospajtime për strategjitë dhe ecuritë zhvillimore financiare në vend. /Ina/Telegrafi/