LAJMI I FUNDIT:

Turizmi, 40% më pak aktivitet

Turizmi, 40% më pak aktivitet

Sektori i turizmit ndjen pasojat e krizës politike në vend, e përcjellë në shuma media ndërkombëtare, duke prishur imazhin e vendit.

Shoqata e Turizmit Shqiptar (ATA) deklaroi se, sipas statistikave të dy muajve të parë të vitit 2011 dhe në prag grumbullimi statistikash për muajt në vazhdim, bizneset e këtij sektori kanë rënie afërsisht me 40 për qind krahasuar kjo me një vit më parë.

Shoqata ka kërkuar uljen e tensionit mes forcave politike tani në prag të përgatitjes për sezonin e ri të pushimeve.

“ATA kërkon të merren masa nga ana e qeverisë për të mbështetur bizneset e turizmit në këto momente, në të kundërt bizneset do të detyrohen të veprojnë me masa që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti shkallën e punësimit”, u shpreh shoqata.


Industria e turizmit kontribuon me 14.2 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa vetëm sektori i hotelerisë numëron 140000 vende pune. /Telegrafi/