LAJMI I FUNDIT:

Në prill ulen tarifat e telefonisë mobile

Në prill ulen tarifat e telefonisë mobile

Tarifat e telefonisë mobile në Shqipëri pritet të ulen sërish në prill. Agjencia e Komunikimeve Elektronike, (AKEP) në raportin vjetor për vitin 2010 dorëzuar në parlament, thotë se kjo ulje do të vijë edhe si pasojë e shërbimit të ri që ofron tregu, që është mbajtja e të njëjtit numër duke ndryshuar vetëm kompaninë.

Gjatë raportimit të kryetarit të AKEPI-it në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, deputetët opozitarë thanë se nevojitet një strategji e qartë zhvillimi që tregu i telekomunikacionit të mos ketë vetëm zhvillime sporadike.

Socialistët ofrojnë si shembull për këtë argument, rastin e licencës se vetme aktualisht në tregun shqiptar, 3 G. Deputetët e majtë kërkuan që shërbimi 3 G të mos mbetet monopol i një kompanie, por të liberalizohet tregu duke ofruar disa licenca. /Telegrafi/