LAJMI I FUNDIT:

Bell Air si kemi borxhe aeroportit

Bell Air si kemi borxhe aeroportit

Aviokompania Bell Air nuk ka ikur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ndërsa planet e saja janë jo për të ndërprerë fluturimet, por për të rritur numrin e fluturimeve dhe për të zgjeruar vijat ku fluturon kjo kompani.

Zyrtar të kësaj kompanie kanë thënë se, kompania nuk ka asnjë borxh ndaj Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

“Në respekt të gjithë pasagjereve dhe institucioneve të Republikës se Kosovës dhe për hir te transparencës me të cilën operon që prej tre vjetësh në Prishtinë, kompania ajrore Belle Air njofton se jo vetëm qe nuk ka asnjë borxh ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe nuk është larguar duke ndërprerë fluturimet por është e vendosur për të zbatuar planin e saj të zgjerimi”, thuhet në reagimin e Belle Air.

“Për qartësinë e te gjithëve po ju bashkëngjisim dokumentin ligjor që vërteton që Belle Air nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në reagimin e kësaj aviokompanie. /Telegrafi/