LAJMI I FUNDIT:

Sindikata, marrja e dividentes po e dëmton PTK-në

Sindikata, marrja e dividentes po e dëmton PTK-në

Sindikata e punëtorëve të Postë Telekomit të Kosovës, ka reaguar në lidhje me marrjen e dividentës nga Qeveria e Kosovës. Sipas sindikatës marrja e dividentës po e dëmton PTK-në

Sindikata e punëtorëve të PTK-së thonë se përveç difidentës PTK-në po e dëmton edhe pezullimi i investimeve kapitale dhe mungesa e kodit telefonik.

“ Për hir të njoftimit të opinionit vetëm nga dividendë dhe taksat nga viti 2009 deri tani janë dhënë më shumë 375 milionë euro, prej tyre vetëm për vitin 2010 është 40 milionë euro. Marrja e dividendës është duke e dëmtuar PTK ne, sepse me vendim të Aksionarit i’u kanë ndaluar të gjitha projektet kryesore kapitale zhvillimore”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

Sipas sindikatës, Ministria për Zhvillim Ekonomik, respektivisht Qeveria e Republikës së Kosovës, para se të bëjë edhe një hap më të vogël rreth privatizimit duhet të siguroj Kodin Telefonik sepse ne bazë të parashikimeve tona si SP-PTK, nëse shitet PTK, pa sigurimin e kodit atëherë çmimi do të jetë me i ultë rreth 80 milionë euro.


“ Neve si SP-PTK, mbesim në qëndrimet tona të theksuara edhe më parë lidhur me trajtimin e PTK-së, e cila Qeverisë së Kosovës është duke i shërbyer vetëm për marrjen e dividendës dhe taksave shtetërore. Qeveria para se të merr çfarëdo veprim lidhur me PTK, ajo duhet punoje qe kjo kompani të trajtohet si kompani Strategjike, Profidabile dhe të ketë mbrojtje të veçantë”, saktësohet tutje në komunikatë e nënshkruar nga kryetari Milazim Alshiqi. /Telegrafi/