Pas “Montenegro airlines” aviokompani kjo e cila iku ditë më parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), duke lënë 450 mijë euro borxh, është bashkëngjitur edhe kompania “Bell Air”, e cila i ka mbetur borxh ANP-së hiç më pak se 400 mijë euro. Kjo kompani ka fituar të drejtën që të operojë nga Prishtina nga viti 2007, e cila ka promovuar me të madhe linjat Prishtinë –Tiranë deri dy herë në ditë.
Duke e parë një treg të pakontrolluar nga askush dhe pa nevojë të lërë depozitë për operim, “Bell Air” sikurse edhe shumë aviokompani të tjera përfituan nga operimet prej Kosovës dhe ikën pa i paguar borxhet që kapin shumën qindra mijëra euro, raporton Zëri.
Kjo kompani ka dështuar që të mbajë me rregull linjat e premtuara Prishtinë- Tiranë e cila duke promovuar edhe bileta me çmime shumë të ulëta, ajo sërish është lejuar që të operojë nga Prishtina me lejen e zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrjeje publike.
Edhe pse kësaj kompanie Ministria e Transporti kohë më parë nuk i pat dhënë leje që të operojë me disa vende evropiane duke vlerësuar se nuk i ka përmbushur kriteret për të fluturuar, ANP-ja e ka shpërblyer me incentivë (5 euro për secilin udhëtarë), kështu vetëm “Bell Air” ka marrë rreth 500 mijë euro nga ANP-ja si shpërblim. Kështu katër vjet pas kjo kompani pa një “therrë në këmbë” shkon nga Kosova dhe lë prapa borxhin marramendës.
Përpos “Montenegro Airlines”, edhe “Bell Air” borxhe rreth 800 mijë euro ndaj ANP-së mësohet se ka edhe aviokompania sllovene “Adria Airways” dhe disa aviokompani të tjera.
Borxhet e mëdha dhe papërgjegjësia ndaj pasagjerëve ka nisur të shpeshtohet me heqjen e depozitës prej 500 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet