LAJMI I FUNDIT:

Merkel insiston për forcimin e euros

Merkel insiston për forcimin e euros

Kancelarja Angela Merkel këmbëngul në debatet me vendet fqinjë evropianë për një forcim të monedhës euro. Gjatë një takimi me kryeministrat e tjerë konservatorë, kancelarja tha në Helsinki se bashkësia evropiane ka shanse të mira që të nxjerrë mësimet e duhura nga kriza.

Në takimin e ardhshëm të vendeve të eurozonës më 11 mars duhet megjithatë të priten vendime të mëdha për stabilizimin e monedhës së përbashkët për forcimin e konkurrencës së Bashkimit Evropian.

Ministri finlandez i financave Jyrki Katainen kërkoi rregulla më të forta. “Ne kemi nevojë për rregulla më të mira dhe kemi nevojë për vendosjen e sanksioneve kur dikush nuk i ndjek rregullat”.

Kancelarja u takua edhe me Presidentin e Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, me të cilin bisedoi rreth planeve gjermano-franceze për më tepër konkurrencë. Por këto plane brenda Bashkimit Europian janë pritur me polemika. /Telegrafi/