Ministria e Financave rrit dozën e sanksioneve ndaj subjekteve që kanë vënë kasa, por që nuk i përdorin. Duket se faza e parë e pajisjeve fiskale, instalimi, është drejt fundit, dhe tashmë qeveria po përgatitet për fazën e dytë: kuponët. Pas vendosjes së kasave te mbi 70 për qind e bizneseve, sfida e radhës për administratën tatimore është përdorimi i pajisjeve, që do të thotë lëshimi i kuponëve tatimorë.
Për të ndërgjegjësuar biznesin që të përdorin kasat, Ministria e Financave ka propozuar në qeveri një seri masash drastike gjobash që shkojnë deri në 500 mijë lekë.
Propozimet prekin nenin 122 të ligjit “Për procedurat tatimore”, ku flitet për nivelin e ri të gjobave lidhur me përdorimin e kasave fiskale dhe lëshimin e kuponëve.
Gazeta “Shqip” zbulon detaje të draftit, i cili mund të ketë kaluar në qeveri, por nuk konfirmohet zyrtarisht nga zyra e Kryeministrit.
Sipas variantit të ri, për subjektet me TVSH që nuk lëshojnë kuponë tatimorë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, për çdo rast konstatimi, ndëshkimi është 200,000 lekë për rastin e parë dhe 500 mijë lekë (5 milionë lekë të vjetra) për rastin e dytë që kapet nga tatimori.
Nëse konstatohet për herë të tretë se nuk e përdor kasën, atëherë subjektit i pezullohet aktiviteti për një periudhë 6-mujore. Gjoba të forta do të merren edhe ndaj biznesit të vogël, i cili kapet se nuk e ka përdorur kasën.
Në rastin e parë subjekti do të gjobitet me 100 mijë lekë, kurse në rastin e dytë ndëshkimi bëhet 300 mijë lekë, deri në mbyllje të aktiviteti për 6 muaj nëse e përsërit.
Në ligjin aktual, masa e ndëshkimit nis nga 20 mijë lekë dhe arrin deri në 100 mijë lekë, për rastin e parë që biznesi kapet duke mos lëshuar kupon tatimor, i cili printohet nga kasa fiskale. Tashmë gjoba vendoset që me rastin e parë 200 mijë lekë, ndëshkim ky tepër i lartë.
Sanksionet e vendosura nga Ministria e Financave janë hartuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave, dhe synojnë ndërgjegjësimin e biznesit që pajisjen e blerë ta përdorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet