LAJMI I FUNDIT:

Luboteni, Gërguri dhe Merovci pretendent për guvernator

Luboteni, Gërguri dhe Merovci pretendent për guvernator

Paneli i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për nominimin e Guvernatorit të BQK-së, pas selektimit dhe intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë , ka përcaktuar rrethin e ngushtë të kandidatëve të nominuar për Pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në garë nga tetë kandidatë nga rrethi i ngushtë kanë mbetur vetëm tre kandidatë.

Kryetari aktual i Bordit të BQK-së Gazmend Luboteni, zëvendësguvernatori Gani Gërguri dhe profesori Safet Merovci.

“Në pajtim me nenin 38. Paragrafi 2. Të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës , Lista me radhitjen e kandidatëve të përmendur më sipër do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë”, thuhet në komunikatën e BQK-së pwr media. /Telegrafi/