LAJMI I FUNDIT:

Nafta brent 115 dollarë

Nafta brent 115 dollarë

Nafta bruto brent e Londrës ka qenë e qëndrueshme pranë 115 dollarë për fuçi, për shkak të dyshimeve të lojtarëve të tregut energjetik se propozimi i paqes nga Venezuela duk do të arrijë të zgjidhë krizën e pushtetit në Libi.

Ndërkohë raporti pozitiv për punësimin në Shtetet e Bashkuara pritet të konfirmojë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së parë në botë që indirekt është mbështetje për një çmim më të lartë të naftës.

Aktualisht nafta bruto brent e Londrës për prillin u rrit 11 në 114.90 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar bençmarku europian ra më shumë se 1 dollar. Nafta bruto amerikane për prillin u rrit 4 cent në 101.95 dollarë për fuçi. /Telegrafi/