LAJMI I FUNDIT:

Skema e ndihmës ekonomike, shumë familje abuzojnë

Skema e ndihmës ekonomike, shumë familje abuzojnë

Në Shqipëri janë jo pak familjet të cilat përfshihen në mënyrë abuzive, në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike.

Sipas specialistëve të Shërbimit Social Shtetëror, rastet e familjeve të cilat janë trajtuar nga njësitë e qeverisjes vendore kanë ndikuar në uljen e masës së pagesës së ndihmës ekonomike për familje të tjera vërtetë në nevojë.

Për dy mujorin e parë të këtij viti, janar-shkurt, nga inspektimet e kryera në nivel qendror dhe rajonal janë konstatuar 27 abuzime.

Aktualisht, në skemën e ndihmës ekonomike përfitojnë rreth 98 mijë familje të varfra në qytet dhe në fshat. /Telegrafi/