LAJMI I FUNDIT:

Tre vetë synojnë postin e guvernatorit

Tre vetë synojnë postin e guvernatorit

Tre kandidatë janë futur në rreth të ngushtë duke garuara për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Burimet kanë bërë të ditur se ata janë zëvendësguvernatori aktual Nexhat Kryeziu dhe zëvendësi tjetër Gani Gërguri si dhe Gazmend Luboteni.

Derisa për këtë post janë intervistuar ditë më parë, por të cilët nuk e kanë kaluar “provimin” janë Ajri Begu, Sejdi Rexhepi, Behxhet Brajshori, Safet Merovci dhe Flamur Keqa. Mejdi Bektashi, kryetar i komisionit për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të BQK-së konfirmon se intervistimi është kryer dhe në ditët në vijim do të bëhet publike lista prej tre kandidatësh të cilët janë përzgjedhur si më të mirët.

Bektashi thotë se lista e tre kandidateve nuk do të bëhet publike deri sa të verifikohen dosjet e tyre në gjykatë.

Bektashi ka thënë se vetëm njëri nga dy zëvendësguvernatorët është në listën prej tre kandidatëve që synojnë kreun e BQK-së. /Telegrafi/