LAJMI I FUNDIT:

Prioritet modernizimi i ndërmarrjeve publike

Prioritet modernizimi i ndërmarrjeve publike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj ka theksuar se prioritetet e Ministrisë të cilën e udhëheq do të jenë reformat strukturore të ekonomisë dhe modernizimi i ndërmarrjeve publike me qëllim të ngritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të Energjisë si dhe avancimi dhe modernizimi i Teknologjisë Informative dhe Telekomunikacionit sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Në konferencën e parë për media pas zgjedhjet në krye të kësaj ministrie duke prezantuar platformën zhvillimore të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik dhe strukturën e saj organizative tha se ajo që MZHE-së i intereson që Kosova të shkon duke u zhvilluar ekonomikisht, ngase ka pasur shumë dilema rreth asaj se sa është rritja ekonomike dhe kush duhet të jetë bartës i zhvillimit ekonomik.

“Por synim i yni është që gjenerator kryesor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit të jetë sektori privat, pra sektori privat të jetë shtylla kryesore e rritjes ekonomike e punësimit dhe e gjitha zhvillimeve në vend”, tha Beqaj.

Ministri tha se do të vazhdohet me procesin e ristrukturimit të ekonomisë, duke vazhduar me futjen e modelit të ekonomisë së tregut në vend, që nënkupton edhe privatizimin e aseteve publike me qëllim që të rritet efekti i shpenzimit të parasë që qytetarët e marrin shërbime më të mira dhe më efektive.


Objektiva tjera sipas tij do të jenë edhe krijimi i një ambienti biznesor atraktiv për investitorët vendor dhe të huaj me qëllim të zbutjes së papunësisë në vend dhe promovimi i prodhimit vendor përmes aktiviteteve konkurruese jashtë vendit. /Telegrafi/