LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet alkool pa banderola

Konfiskohet alkool pa banderola

Dogana e Kosovës të mërkurën gjatë një aksioni në Prizren ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike pa banderola. Pas hetimeve fillestare Dogana ka kërkuar nga Gjykata Komunale ne Prizren urdhër-kontrollin për të kontrolluar një shtëpi private në të cilën besohej se gjendej një sasi e papërcaktuar e mallrave ilegale.

Oficerët Doganore kane hyre në shtëpi për të ushtuar kontroll, pronarët janë njoftuar për të drejtat e tyre. Gjate kontrollit në bodrumin e shtëpisë oficeret kane hasur ne sasi te disa llojeve te pijeve alkoolike Vodka të llojeve të ndryshme.

Gjate këtij kontrolli janë zbuluar 171 pako me Vodka pa banderola, Vodka Red 25 për qind alkool 42 litra, Wodka White 40.5 për qind alkool 676.2 litra

Gjithsej sasia e zbuluar është 718.2 litra ka vlerë mbi 3.500 euro, e tere kjo sasi është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe akcizave, ndërsa hetimet mbi prodhimin e këtyre pijeve të kontrabanduara janë duke të vazhduar. /Telegrafi/