LAJMI I FUNDIT:

PTK 40 milionë euro Qeverisë

PTK 40 milionë euro Qeverisë

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) i ka dhënë edhe 40 milionë euro për buxhetin e Kosovës në formë të dividentës. Sipas menaxhmentit të PTK-së Shyqyri Haxha këto mjete janë pjesë e fitimit të vitit 2010, të cilin PTK-ja është e obliguar t’ia japë Qeverise si aksionar i vetëm i kësaj kompanie.

Nga viti 2009 deri më tani në buxhetin e Kosovës kanë hyrë nga PTK-ja 280 milionë euro.

Ndërkaq, zyrtarët e PTK-së kanë njoftuar se i kanë harmonizuar tarifat e romingut me operatorin Plus në Shqipëri. Çdo thirrje që bëhet nga ky operator në Vala do të kushtoi 0.50 euro nga 1.95 euro sa ka qenë deri më tani.

Ndërkaq, shërbimet tjera që ofrohen nga këta dy operator për konsumatorët sipas zyrtarëve të PTK-së janë rreth 70 për qind më të lira. /Telegrafi/