LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, energjia prodhohet lirë dhe shitet shtrenjtë

Shqipëri, energjia prodhohet lirë dhe shitet shtrenjtë

Energjia në Shqipëri prodhohet me kosto të ulët dhe shitet me çmim të shtrenjtë, kjo për shkak të nivelit të lartë të humbjeve në rrjet, ku përfshihen jo vetëm vjedhjet e energjisë, por edhe humbje teknike si pasojë e mungesës së investimeve në vite.

Ky konstatim është bërë nga Enti Rregullator i Energjisë në raportin për vitin 2010, që është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që pritet të diskutohet në ditët e ardhshme nga komisionet parlamentare.

Enti Rregullator vëren se eficenca e konsumit të energjisë elektrike në vendin tonë do të ishte më e mirë, çka nënkupton se humbjet teknike dhe joteknike do të ishin brenda standardeve të kërkuara. Atëherë si pasojë e prodhimit me kosto të ulët të energjisë elektrike nga burimet hidro edhe çmimet e energjisë elektrike do të ishin më të ulëta, raportoi BalkanWeb.

Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për konsumin deri në 300 kë/orë, një çmim prej 7.7 lekë për kë/orë dhe për konsumin mbi 300 kë/orë, çmimi bëhet 13,7 lekë për kë/orë. /Telegrafi/