LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës rrezikon kompanitë ajrore

Çmimi i naftës rrezikon kompanitë ajrore

Kompanitë ajrore do të shohin përfitimet e tyre të përgjysmohen gjatë vitit, për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, deklaroi Shoqata e Transportit Ajror (IATA).

Sipas parashikimeve, fitimet e industrisë do të jenë prej 8.6 miliardë dollarë në 2011-n, nga 16 miliardë dollarë që ishin në vitin e shkuar.

Më parë, ishte parashikuar që fitimet për këtë vit të ishin prej 9.1 miliardë dollarësh, por rritja e çmimit të naftës detyroi IATA-n që të ndryshonte parashikimet.

Kriza e kompanive ajrore mund të thellohet edhe më shumë, nëse çmimi i karburanteve do të vazhdojë të rritet. Aktualisht, një fuçi naftë shitet me 119 dollarë, një rekord ky që prej krizës botërore të vitit 2008. /Telegrafi/