LAJMI I FUNDIT:

Eurozona me çmime rekorde të prodhimit

Eurozona me çmime rekorde të prodhimit

Të dhënat zyrtare treguan se çmimet e prodhuesve në eurozonë janë rritur në pikën më të lartë në historinë e monedhës së përbashkët. Sipas raportit të zyrës europiane të statistikës theksohet se rritja e çmimeve të prodhimit është ndikuar në masën më të madhe nga rritja e çmimeve të energjisë. Të dhënat e eurostat treguan se çmimet e energjisë në muajin janar u rritën me 3.2 për qind në normë mujore dhe me 12.5 për qind në normë vjetore.

Eurostat raportoi se çmimet e fabrikave ne 17 anëtarët e eurozonës u rritën me 1.5 për qind në normë mujore dhe në normë vjetore u rritën me 6.1 për qind. niveli i dytë më i lartë i çmimeve të produkteve përfundimtare të fabrikave është regjistruar në Shtatorin e vitit 2008 përpara shpërthimit të krizës së kreditit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë norma e rritjes është përmbi pritshmërinë e analistëve të tregut që parashikuan rritje me vetëm 1 për qind.

Rritja e çmimeve të prodhimit pritet të reflektohet në raportin mbi çmimet konsumatore që konsiderohen si thelbi i inflacionit. /Telegrafi/