LAJMI I FUNDIT:

Olldashi në rrugën e Arbërit

Olldashi në rrugën e Arbërit

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka njoftuar të mërkurën fillimin së shpejti të punës në dy segmente të rëndësishëm të rrugës së Arbërit, përkatësisht në segmentet Ura e Branit-tuneli i Qafë Murrizës dhe Ura e Vashës në drejtim të tunelit të qaf Murrzës.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në rrugën e Arbrit
dhe njofton fillimin e projekteve të tjera ne rrethet Dibër dhe Mat. Një projekt tjetër i ri është dhe riasfaltimi i gjithë segmentit Burrel – Skurraj. Rruga e Arbërit një ndër artetriet kryesore të rrjetit rrugor kombëtar, e cila do të mundëson lidhjen e Tiranës me zonën veri-Lindore të vendit, përkatësisht me Dibrën po ecën me ritme të mira.

Aktualisht janë përfunduar dhe po punohet në 28 km ku përfshihet edhe tuneli i Qafës së Buallit si dhe nyja e Bulqizës. Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, theksoi se janë disa projekte të rëndësishme që kanë filluar ose do të fillojnë në rrethin e Dibrës dhe Matit.

“Përveç rrugës së Arbrit, e cila tashmë ndodhet në trasenë e saj, loti nga Bulqiza drejt tunelit të Qafë Buallit, dhe nga qafa e Buallit drejt urës së Vashës, në javët në vazhdim priten të lidhet edhe kontrata për dy lote të tjera, përkatësisht segmenti Ura e Branit-tuneli i Qafë Murrizës, si dhe segmenti Ura e Vashës në drejtim të tunelit të qaf Murrzës”, tha Olldashi.


Sipas tij, po punohet intensivisht për asfaltimin e aksit Maqellarë-Peshkopi me një gjatësi 17 km dhe me një vlerë 100 milion lekë, ndërsa në javët në vazhdim pritet të filloj puna për riasfaltimin e gjithë segmentit nga Burreli në Skurraj. Një tjetër projekti i cili pritet të filloj është edhe ndërtimi i urës se Matit me një vlerë 235 milion lekë. /Telegrafi/