LAJMI I FUNDIT:

Mazhoranca dhe opozita dakord për ndryshimet në kodin rrugor

Mazhoranca dhe opozita dakord për ndryshimet në kodin rrugor

Mazhoranca dhe opozita ranë dakord të martën për ndryshimet në kodin rrugor në diskutimet e bëra në Komisionin e sigurisë. Megjithatë, deputetët socialistë thanë se ky kod, për të cilin duhen 84 vota nuk do të votohet në parlament.

Ndryshimet në kodin rrugor është nga ato ligje që kërkon votat e shumicës dhe pakicës për të arritur numrin e nevojshëm 84 vota dhe duket se nuk do arrijë të vihet në zbatim, pavarësisht nga mbështetja e dhënë në Komisionin parlamentar.

Shkëlzen Aliaj, shefi i qarkullimit rrugor në policinë e shtetit, kërkoi në komision miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve të këtij kodi, duke vënë në dukje se rritja e vlerës së gjobës për drejtuesit e automjeteve do të çojë në uljen e aksidenteve.

Ndryshimet në kodin rrugor janë miratuar nga qeveria. Këto ndryshime në disa nene të kodit rrugor, bëjnë që të katërfishohen gjobat për shkeljet që mund të bëjnë drejtuesit e automjeteve dhe ndryshon nivelin e gjobave në 16 mijë lekë të reja minimale dhe 40 mijë lekë të reja maksimale. /Telegrafi/