LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër për rritjen e TVSH-së

Debat i ashpër për rritjen e TVSH-së

Pozita dhe opozita patën debate të ashpra të martën në komisionin parlamentar të ekonomisë në lidhje me rritjen e çmimit të barnave pas aplikimit të TVSH-së.

Opozita kishte ardhur në komision me një shportë me barna ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode u tha anëtarëve të komisionit se TVSH për ilaçet është me rëndësi për të strukturuar një treg që deri më tani ishte i deformuar.

Bode tha se tregu i ilaçeve duhet të hapet që të rritet konkurueshmëria. Ekzistojnë skemat për nxitjen e konkurueshmërisë, tha ministri duke ftuar opozitën që të bashkëpunojë për të zgjedhur skemën më eficente.

Deputeti socialist Arben Malaj, tha se BE-ja nuk detyron asnjë vend për politikat fiskale dhe se detyron vetëm mbajtjen nën kontroll të deficitit. Malaj tha se pretendimi se aplikimi i taksave është detyrë që vjen nga BE-ja, është sipas tij, një pretekst për të mbuluar dështimin në realizimin e të ardhurave. /Telegrafi/