Ministria e Financave të Shqipërisë nxjerr në shitje aksionet që zotëron shteti në kompaninë e naftës ARMO. Nga privatizimi në gusht të 2008-s, qeveria mundi të shiste 85 për qind të aksioneve për rreth 170 milionë dollarë, kurse tani kërkon të heqë edhe pjesën e mbetur, mbi të cilën kanë pronësi punëtorët dhe pronarët e truallit.
Vlera e kapitalit për 15 për qind të aksioneve të mbetura, sipas Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike pranë ministrisë, është rreth 50 milionë dollarë.
Nga totali i aseteve të mbetura, rreth 5 për qind i takon punëtorëve dhe pronarëve të truallit, kurse 10 për qind janë nën administrimin e qeverisë,. Raporton Top Channel.
Drejtoria në Ministri të Financave ka shpallur edhe procedurat që duhet të ndjekin zotëruesit e letrave me vlerë, që në rastin konkret janë punëtorët.
Me këtë rast, qeveria fut në lojë edhe bonot e privatizimit, interesi i të cilave ka rënë në nivele rekord, më pak se 5.5 për qind. Ajo që bie në sy është procedura e përshpejtuar për ta mbyllur ankandin. Punonjësve të shoqërisë i janë lënë 10 ditë afat për të dorëzuar të gjithë dokumentacionin e mundshëm.
Më tej, brenda datës 25 mars, shoqëria që drejton ARMO-n duhet të dorëzojë në Ministri të Financave listat e punonjësve, së bashkë me vitet e punës, daljen në asistencë dhe trajtimin me pagesë papunësie.
Faza e tretë, brenda datës 24 prill punonjësit e shoqërisë do të bëjnë regjistrimin e kërkesave për zotërim aksionesh në këmbim të bonove të privatizimit pranë Degës së Thesarit në rreth ose në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike.
Vendimi për shitjen e aksioneve të mbetura të ARMO-s vjen pas qëndrimeve të Kryeministrit Berisha, për nisjen e fushatës së privatizimeve të çdo prone publike, ku në total mendohet të jenë mbi 1200 objekte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet