LAJMI I FUNDIT:

Vala e 48 sjellë edhe mbi 10 milionë euro

Vala e 48 sjellë edhe mbi 10 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shitur edhe 10 ndërmarrje te tjera shoqërore për 10 milionë euro, të cilat kanë rritur në mbi 520 milionë euro fondin e privatizimit.

Në valën e 48 kanë qenë 37 ofertues për 10 ndërmarrje shoqërore ndërsa vlera total e të gjitha ofertave ishte 10.4 milionë euro.

Ndërsa ndërmarrje e cila ka marrë ofertën më të madhe ishte Industria Ushqimore për të cilën u ofruan 7 milionë euro. Kjo ishte oferta më e lartë nga të gjitha ofertat.

Për këtë ndërmarrje pati tre oferta të tjera që ishin 10 herë më pak se ofertuesi i pare apo oferta e dytë 718 mijë euro.


Në këtë valë te privatizimit ishte ne shitje dhe hoteli Fan në Podujevë etj. Kjo ishte Vala e 48 e privatizimit ndërsa pas derdhjes së këtyre mjeteve do të bëhen mbi 520 milionë euro. Drejtori i AKP-së, Shkelzen Lluka tha se gjatë këtij viti AKP-ja do të mbaje edhe pesë valë të privatizimit si dhe pesë valë të likuidimit.

Sipas tij, deri më tani janë privatizuar 630 ndërmarrje të reja, me të hyra totale prej 512 milionë euro. Kurse nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore përmes metodës së likuidimit janë grumbulluar rreth 33 milionë euro. /Telegrafi/