LAJMI I FUNDIT:

SPASHK-u kërkon urgjentisht miratimin e buxhetit

SPASHK-u kërkon urgjentisht miratimin e buxhetit

Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka analizuar detajisht situata e krijuar,pas shtyrjes se afatit të dhënies së pagave me rritje në vlerë prej 50 për qind për punëtorët e arsimit parauniversitar sipas Vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas zyrtarëve të SBASHK-ut ata janë dakorduar se shuma e paguar në bazë të pagës së vjetër është paradhënie deri me nxjerrjen e Ligjit për Buxhetin e vitit 2011 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Në këto ditë janë lëshuar listat e pagave me shumën e vjetër ,dhe sipas marrëveshjes së mëparshme, edhe kjo është paradhënie dhe listat nuk nënshkruhen nga punëtorët e arsimit parauniversitar. Listat e sjella në shkollë kanë për qëllim për të parë saktësinë e mjeteve ose gabimet eventuale që kanë rënë në xhirollogaritë e tyre. Do të nënshkruhen vetëm listat me rritje pagash në vlerë 50 për qind”, theksohen në komunikatën e SBASHK-ut.

Punëtorët e arsimit parauniversitar i bëjnë apel Qeverisë së Kosovës që sa më parë të miratoj dhe të sjellë Ligjin për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq parlamentarëve u bëjnë apel që urgjentisht të miratojnë Ligjin për Buxhet të vitit 2011.


Në të kundërtën SBASHK-u heqë përgjegjësin për situatën që do të eskaloj në mbrojtje të vendimit të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/