Qeveria e re e Kosovës do të përballet me probleme të ndryshme në aspektin socio-ekonomik nga vonesa eventuale e miratimit të buxhetit për këtë vit, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Kosova këtë vit e ka filluar pa buxhet të miratuar për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, në muajin nëntor të vitit të kaluar. Zyrtarë të Qeverisë së kaluar kanë thënë se kanë përgatitur projekt-buxhetin për këtë vit fiskal, por që zhvillimet politike kanë penguar miratimin e tij.
Evropa e Lirë raporton se, sipas këtij projekt-buxheti, të hyrat e përgjithshme priten të jenë mbi 1.1 miliard euro, përderisa shpenzimet do të kalojnë shifrën prej 1.3 miliard euro.
Por, Haki Shatri, analist ekonomik, thotë se problemi kryesor në këtë kuadër, është mungesa e mjeteve materiale, të cilat janë paraparë në projekt-buxhet. Shatri përmend këtu mungesën eventuale të 70 milionë eurove të premtuara nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe 300 milionë eurove të tjera që janë paraparë nga privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK). “Pra, e kemi një mungesë prej 370 milionësh. Dhe, kjo do të sjellë deri te problemet me mungesën e buxhetit, e madje edhe deri te falimentimi i institucioneve të shtetit për mungesë të buxhetit”, thotë Shatri.
Zyrtarë të Qeverisë thonë se buxheti ka një diferencë të mjeteve në raport me atë që është paraparë të shpenzohen dhe atyre të grumbullohen, por që deri në fund të vitit, sipas tyre, ekzekutivi do të arrijë të mbajë një bilanc buxhetor dhe jo ndonjë deficit të madh. Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre e Kosovës, beson se arka e shtetit do të mbushet nga të hyrat e Administratës Tatimore dhe Dogana e Kosovës. “Por, duhet treguar një gatishmëri nga ana e jonë, për një administrim të drejtë dhe një reformim të politikave të përgjithshme, të cilat do të reflektonin në qasjen më të mirë të këtyre organizatave për përkrahje të buxhetit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Në mungesë të buxhetit 2011, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, në dy muajit e parë, shpenzimet buxhetore janë realizuar me një të dymbëdhjetën e buxhetit paraprak. Kurse, për mars Qeveria ka kërkuar nga Kuvendi që të marrë vendim për ndarje të buxhetit edhe për këtë muaj. Ndërkaq, në muajin e tretë, mbyllen të gjitha mundësitë ligjore për të vazhduar me shpenzime buxhetore pa buxhet të miratuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet