LAJMI I FUNDIT:

Rriten kreditimet për biznesin

Rriten kreditimet për biznesin

Banka e Shqipërisë bën me dije se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar kredia në sektorin privat shënoi një rritje prej 10.6 për qind në terma vjetorë.

Këto tregues, për Bankën Qendrore tregojnë ecurinë e mirë të aktivitetit ekonomik teksa dhe primet në rënie të rrezikut janë reflektuar edhe në rritjen e kërkesës për kredi të sektori privat.

Banka bën me dije se parametrat e kënaqshëm të sistemit bankar në terma të likuiditetit dhe të kapitalizimit kanë mundësuar një mbështetje më të madhe të sektorit privat me kredi bankare.

Përtej bizneseve private, të cilët kanë qenë përdoruesit kryesorë të financimit me kredi gjatë vitit 2010, sinjale pozitive vijnë edhe nga konsumatorët, kërkesa për kredi e të cilëve është rritur në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. /Telegrafi/