Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se procesi i pajisjes së biznesit me kasa fiskale po ecën me ritme të larta dhe ka gjasa të përfundojë brenda një muaji. “Janë pajisur 60 për qind e biznesit. Nga 80 mijë që është numri, 45 mijë janë pajisur deri më sot”, deklaron Reinald Rista, drejtor i teknologjisë dhe informacionit, DPT.
Tatimet sqarojnë edhe një herë për publikun se cilat biznese janë të detyruara të pajisen me kasa dhe cilat prej tyre përjashtohen.
“Biznesi që shet shërbime me lëkë në dorë duhet të ketë kasë për të vërtetuar qarkullimin e parave kesh, bizneset e tjera, si bankat, nuk duhet të kenë kasë”, sqaron Rista.
Tatimet thonë se procesi është pa kthim pas dhe se po vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën duke penalizuar subjektet që nuk pajisen me kasa.
“Procesi kontrollohet përditë, kontrolli është edhe me orë, ka pasur masa ndëshkuese për subjekte që nuk kanë vendosur kasën fiskale. Penaliteti i parë është 100 mijë lekë, i dyti 500 mijë dhe i treti mbyllja e aktivitetit”, saktëson Rista.
Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se vetëm për mospajisje dhe mospërdorim kasash fiskale në total janë vendosur deri më tani mbi 5 milionë dollarë gjoba. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet