LAJMI I FUNDIT:

Rritet porosia industriale në eurozonë

Rritet porosia industriale në eurozonë

Kërkesat industriale në vendet të cilat e përbëjnë eurozonën shënuan rritje në fund të vitit të kaluar.

Kështu në dhjetor 2010, në eurozonë porositë industriale u rritën 2.1 për qind në krahasim me atë të nëntorit, ose 18.5 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2009.

Kjo tregon se numri i porosive industriale në eurozonë, u rrit për tre muaj me radhë.

Të dhënat e publikuara më 23 shkurt nga Eurostati, tregojnë gjithashtu se në dhjetor të vitit të kaluar, edhe në 27 vendet e BE-së numri i porosive industriale u rrit 2.5 për qind në krahasim me muajin nëntor. /Telegrafi/