LAJMI I FUNDIT:

KEK-ut mund t’i rrezikohen investimet kapitale

KEK-ut mund t’i rrezikohen investimet kapitale

Nëse nuk shtrenjtohet rryma mund të rrezikohen investimet kapitale të KEK-ut në mungesë të mjeteve financiare, kur dihet se subvencionet e Qeverisë për ndërmarrjet publike janë zvogëluar. Pavarësisht këtyre, zyrtarë të KEK-ut thonë se vendimi i ZRRE-së nuk është përfundimtar për mos ndryshimin e tarifave për energji elektrike.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), tha për Telegrafin se ZRRE-ja nuk ka dhënë vendim përfundimtar. Sipas tij, KEK-u shpreson ende se tarifat e energjisë do të rriten.

“Vlerësimi i ZRRE-së është vlerësim preliminar dhe nuk është vendim përfundimtar. KEK është duke analizuar këtë vlerësim dhe në bazë të analizave do të dalë shumë shpejt me qëndrim të vetin zyrtar”, tha për Telegrafin zëdhënësi i KEK-ut.

Sipas tij, gjithçka është në proces të analizave dhe do të varet prej vendimit përfundimtar të ZRRE-së.


Por pavarësisht këtyre, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vlerësuar se tarifat e energjisë që do të aplikohen në vitin 2011 duhet të mbesin të njëjta me vitit të kaluar.

Tarifa e tanishme e çmimit për një kilovat energji elektrike është në shumën prej 5.59 euro për kilovat.

Madje Zyra e Rregullatori të Energjisë ka vlerësuar se sigurimi i të hyrave të nevojshme për operimin e KEK-ut mund të sigurohen edhe me zbritje të çmimit të energjisë elektrike në 5.13 cent për kilovat orë energji elektrike. /Telegrafi/